
Do të rrënohet “Old Trafford”-i, për një stadium më të madh se stadium “Uembli”
Mediat në Britaninë e Madhe shkruajnë se një projekt ambicioz është duke u zhvilluar për të ndërtuar një stadium të ri për Manchester Unitedin, i cili mund të strehojë deri në 100,000 spektatorë. Ky vizion përfshin një zëvendësim të plotë, d.m.th. prishja e Old Traffordit ekzistues, që do të rezultonte në krijimin e një “Old Trafford” të ri, modern.
Sipas The Athletic, planet mund të shpallen sot (e martë). Sir Jim Ratcliffe, pronari minoren i United, ishte një figurë kyçe në drejtimin e kësaj ideje, e cila njihet si “Wembley of the North”. Projekti i ndërtimit të stadiumit të ri pritet të kushtojë rreth dy miliardë euro. Ratcliffe siguroi mbështetjen e qeverisë në janar, i cili konsiderohet një moment kyç në zhvillimin e projektit.
Sipas vlerësimeve, rinovimi kompleks i Trafford Park mund të nxisë ekonominë britanike deri në 7.3 miliardë funte. Kompleksi i ri do të përfshijë një qendër të madhe transporti, hapësira për sport, strehim, argëtim, biznes dhe një kampus arsimor. Task-forca, e përbërë nga ish-kapiteni i United, Gary Neville, kryebashkiaku i Mançesterit, Andy Burnham dhe drejtuesja e Këshillit të Traffordit, Sara Todd, planifikon të riformësojë zonën për të krijuar më shumë se 90,000 vende pune.
“Ndërtimi i një stadiumi të klasit botëror mund të jetë gjithashtu katalizator për një rigjenerim të madh të zonës së Mançesterit të Madh, i cili kërkon investime të reja. Nëse ne punojmë së bashku, ekziston një mundësi e vetme një herë në jetë për të krijuar një projekt historik rreth Old Trafford, me të cilin mund të krenohet i gjithë rajoni”, ka thënë shefi ekzekutiv i United, Omar Berrada.
Old Trafford, i cili u hap në vitin 1910, ishte shtëpia e përhershme e Manchester United për më shumë se 114 vjet. Stadiumi i ri do të ishte ndërtesa më e madhe në Angli, duke tejkaluar kapacitetin e Wembley, i cili aktualisht mban 90,000 spektatorë.