AA
Administrata e Presidentit Donald Trump ka propozuar një takstë të re prej 250 dollarësh për shumicën e vizave jo-emigruese amerikane, përfshirë ato turistike, studentore dhe të punës.
Kjo “takstë për integritetin e vizës” do të hyjë në fuqi në vitin 2026 dhe është pjesë e një pakete prej 22 tarifash të reja për imigracionin të prezantuara nga republikanët në Kongres, përcjell INA.
Sipas autoriteteve amerikane, tarifa ka për qëllim të inkurajojë sjellje të ligjshme nga të huajt që vizitojnë SHBA-në. Megjithatë, përfaqësues të industrisë së turizmit paralajmërojnë për pasoja serioze: një rrënie të vizitorëve ndërkombëtarë dhe humbje prej rreth 29 miliardë dollarësh për ekonominë amerikane në vitin 2025, shkruan Forbes.
Po ashtu, administrata Trump po shqyrton zgjerimin e ndalimeve të udhëtimit për 12 shtete të tjera, duke e çuar numrin total të vendeve të prekura në mbi 50 – një veprim që mund të ndikojë rëndë organizimin e Kampionatit Botëror FIFA 2026 në SHBA.
Sipas studimeve të fundit, SHBA është vendi i vetëm që parashikohet të shënojë rënie të shpenzimeve të turistëve ndërkombëtarë vitin e ardhshëm, përkundër parashikimeve që FIFA 2026 do të sjellë mbi 30 miliardë dollarë të ardhura në ekonomi.
Ndërkohë, ligji parashikon që disa udhëtarë mund të kërkojnë kthimin e taksës prej 250 dollarësh nëse plotësojnë një sërë kushtesh, përfshirë mosshkeljen e kushteve të vizës gjatë qëndrimit në SHBA. Organizata turistike Brand USA, që promovon SHBA-në si destinacion, do të përballet me shkurtim drastik buxheti, nga 100 milionë në vetëm 20 milionë dollarë. Sipas USTA, çdo dollar i investuar në promovim gjeneron 25 dollarë në ekonomi. (INA)
Ask ChatGPT
Gjykata Kushtetuese e Maqedonisë së Veriut pritet që sot të vendosë nëse ligji që rregullon sistemin e monitorimit “Safe City”
Që nga momenti i miratimit të Programit për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2026, deri në pagesat e fundit
Trafiku në rrugët shtetërore po zhvillohet pa pengesa dhe në kushte të rrugëve të thata, njofton LAMM. Intensiteti i trafikut