Dogana kap një kilogram kanabis, ishte nisur me postë nga Amerika
Dogana e Kosovës ka njoftuar dje se gjatë ekzaminimit të dërgesave postare nga ShBA-të, në një pako është hasur substancë narkotike kanabis sativa me peshë neto 1 kilogram.
Në njoftim bëhet e ditur se në lidhje me rastin është lajmëruar policia dhe është identifikuar pranuesi i pakos, i cili është ndaluar nga policia.
“Dogana ka njoftuar Policinë e Kosovës ku është konfirmuar se kemi të bëjmë me substancë narkotike. Është kryer dorëzimi-pranimi i mallit dhe sipas Policisë së Kosovës, është identifikuar personi fizik (pranuesi i pakos) i cili është ndaluar”, thuhet në njoftimin e doganës.