Dollogozhda tri javë pa hoxhë! Cili është qëllimi i muftinisë në krye me Adi Murtishi?
Nesër do të jetë xhumaja e tretë që nga momenti kur Xhamia e fshatit Dollogozhdë të Strugës ka mbetur pa hoxhë, edhe pse fshati ka katër hoxhallarë, njëri prej të cilëve është hafëz dhe doktorant i shkencave teologjike.
Një pjesë e banorëve të Dollogozhdës thonë se kjo situatë po ndodh për shkak të lojërave që i bën muftiu i Strugës, Adi Murtishi, i cili, sipas tyre, kontrollohet nga Armend Kadriovski, njeriu më i afërt i Ramiz Merkos. Kadriovski është udhëheqës i universitetit të Merkos dhe njihet për kaosin që ka shkaktuar në Komunën e Strugës gjatë kohës sa Ramiz Merko ishte kryetar.
Shumica e banorëve thonë se nuk pajtohen me kryesinë e re të xhamisë, e cila, sipas tyre, është zgjedhur në mënyrë antikushtetuese sipas rregullave të BFI-së. Brenda saj, sipas banorëve, ka edhe persona jo adekuatë, të përfshirë në kamata ose lojëra fati, të cilët nuk janë as pjesëmarrës të rregullt në namaz.
Kjo situatë ka shkaktuar tensione mes banorëve, të cilët janë ndarë në dy grupe.
BFI-ja deri më sot hesht për këtë problematikë dhe nuk ka marrë masa as ndaj muftiut, as për zgjidhjen e problemit.
BFI-ja ka mbështetur muftiun e Strugës dhe strukturat e tij edhe në raste kur ata kanë marrë pjesë haptas në fushatat e zgjedhjeve lokale.
Banorët pyesin:
A do të lejojë BFI-ja që Myftinia e Strugës, e kontrolluar nga Armend Kadriovski, të krijojë incidente mes banorëve të Dollogozhdës?
A do të vazhdojë Adi Murtishi të mbetet nën kontrollin e klanit Merko në Strugë?