AA
Ministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka bërë një thirrje publike drejtuar bashkatdhetarëve që të marrin pjesë në raundin e dytë të zgjedhjeve komunale që do të mbahen më 9 nëntor 2025 në disa komuna të Kosovës, përfshirë Mitrovicën, Prishtinën, Pejën dhe Gjakovën.
Në një postim në rrjetet sociale, Gërvalla ka kujtuar mërgimtarët se afati i fundit për dërgimin e zarfeve me votën përmes postës është 8 nëntori.
“Ju lutem dërgoni zarfin tuaj më së voni deri më 8 nëntor, sigurohuni që KQZ-ja ju ka dërguar me kohë zarfin me fletëvotimin dhe për të gjitha detajet e tjera ndiqni linkun në faqen zyrtare të KQZ-së,” – ka shkruar ajo, duke përfshirë edhe numrin kontaktues të KQZ-së në Viber/Whatsapp: +38346610061.
Gërvalla theksoi se çdo votë nga diaspora është vendimtare për zhvillimin e komunave dhe të vetë Kosovës.
“Secila votë e juaja është e domosdoshme dhe e rëndësishme jo vetëm për zhvillimin e komunës tuaj, por edhe për zhvillimin e të gjithë Kosovës,” – ka përfunduar ministrja.(INA)
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Hristijan Mickoski, zhvilloi këtë të diel një vizitë në fshatin Kallamas në bashkinë e Pustecit,
Nënkrytari i BDI-së, Bujar Osmani, përmes një postimi në facebook, ka reaguar lidhur me mos intonimin e himnit kombëtar në
Bashkimi Demokratik për Integrim ka reaguar ndaj shndërrimit të koalicionit VLEN në një parti të vetme. “Akti i djeshëm, ku