Dorëheqje kolektive në Kryesinë e ASH, Taravari udhëheq deri në Kuvend

Kryesia e Aleancës për Shqiptarët ka dhënë dorëheqje kolektive pas një debati të brendshëm në prag të Kuvendit dhe Kongresit partiak.
Nga partia njoftojnë se vendimi është marrë njëzëri, me qëllim rifreskimin e strukturave, përfshirjen e kuadrove të reja dhe realizimin e reformave të brendshme. Dorëheqja vjen edhe si pasojë e rezultatit të zgjedhjeve lokale.
Deri në mbajtjen e Kuvendit dhe Kongresit, partinë do ta drejtojë kryetari Arben Taravari. Kuvendi i Partisë do t’i konstatojë zyrtarisht dorëheqjet.
Kuvendi pritet të mbahet në mesin e shkurtit, ndërsa Kongresi deri në vjeshtë.
Aleanca për Shqiptarët thekson se mbetet e përkushtuar ndaj reformimit dhe demokracisë së brendshm
The post Dorëheqje kolektive në Kryesinë e ASH, Taravari udhëheq deri në Kuvend appeared first on TV-SHENJA.