AA
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut njofton se ka pranuar dorëheqjen e kryetares së Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, Tatjana Dimitrovska.
Dimitrovska, e cila është juriste me profesion, u zgjodh në krye të këtij institucioni në dhjetor 2023 . Sot ajo ia ka dorëzuar dorëheqjen nga pozita e saj Kryetarit të Kuvendit, Afrim Gashi.
Sipas komunikatës zyrtare nga Kabineti i Kryetarit të Kuvendit, Kuvendi do të ndjekë procedurat ligjore dhe organizative për veprimet e mëtejshme, për të cilat do të informojë publikun në kohë.
Tatjana Dimitrovska është aktualisht e përfshirë në një proces gjyqësor, me dyshime për shpërndarje të sekretit zyrtar, çështje kjo që dyshohet se ka ndikuar në vendimin për dorëheqje.
Ky zhvillim vjen në një kohë kur lufta kundër korrupsionit në vend është në fokus të institucioneve dhe opinionit publik.(INA)
Siç njoftojnë nga MPB, më 27.06.2026 në ora 02:45 në SPB Shkup, 43-vjeçarja ka denoncuar se më 26.06.2026 rreth orës
Në dy afatet e regjistrimit për vitin shkollor 2026/2027, në shkollat e mesme publike në Maqedoninë e Veriut janë regjistruar
Që nga dita e parë e kemi marrë përsipër detyrimin që siguria të jetë prioritet më i lartë. Gjatë dy