![Drejtoresha e sukseshme Anila Reçica Llugiqi kandidate për deputete nga LDK (PROFIL)](https://shprehja.com/wp-content/uploads/2025/01/470595018_8847966478617439_629384151148741743_n-1000x600-850x560.jpg)
Drejtoresha e sukseshme Anila Reçica Llugiqi kandidate për deputete nga LDK (PROFIL)
Lidhja Demokratike e Kosovës ka vendosur një kandidate të fuqishme dhe mjaft të dëshmuar për të përfaqësuar qytetarët e saj në Kuvendin e Kosovës. Bëhet fjalë për drejtoreshën Anila Reçica Llugiqi.
Ajo është nga Lipjani, një qytet që ka dhënë shumë individë të suksesshëm, dhe tashmë ajo është një figurë e njohur për angazhimin e saj të palodhshëm për përmirësimin e jetës shoqërore dhe kulturore në Lipjan dhe jo vetëm.
Si Drejtoreshë e Kulturës, Rinisë dhe Sportit në Lipjan, Anila ka bërë një punë të jashtëzakonshme për zhvillimin e aktiviteteve kulturore, rinore dhe sportive, duke kontribuar drejtpërdrejt në ndihmën e brezave të rinj dhe promovimin e vlerave kombëtare. Ajo ka krijuar mundësi të shumta për të rinjtë që të shprehin talentet dhe të zhvillohen në fusha të ndryshme.
Si pjesëmarrëse në shumë programe ndërkombëtare, Anila ka krijuar lidhje të forta dhe ka sjellur eksperienca të vlefshme për komunitetin e Lipjanit dhe më gjerë. Ajo ka treguar se ka një vizion të qartë dhe një angazhim të sinqertë për të bërë një ndryshim pozitiv tani edhe si deputete
Gjatë prezantimit të saj para anëtarëve të LDK-së në Lipjan, Anila mori ovacione dhe duartrokitje të ngrohta, një shenjë e qartë e simpatisë së madhe që ka nga elektorati i Lidhjes Demokratike të Kosovës.
Anila Reçica Llugiqi është një lider që beson në zhvillimin dhe përparimin e Kosovës, dhe me angazhimin dhe përkushtimin e saj, ajo do të vazhdojë të jetë një zë i fuqishëm në Kuvendin e Kosovës, për të realizuar vizionin e një Kosove më të mirë për të gjithë.
Qytetarët e Kosovës do të jenë fatlum në këto zgjedhje pasi do të kenë mundësi ta votojnë Anilën për deputete edhe atë me numër 57.