Drejtori organizativ i Shtëpisë së Shëndetit, Vullnet Selimi dorëhiqet nga detyra
Drejtori organizativ i Shtëpisë së Shëndetit Shkup, Vullnet Selimi ka dhënë dorëheqeje nga pozita e drejtorit organizativ në Shtëpinë e Shëndetit.
Në dorëheqjen e tij theksohet se arsyjet për këtë vendim janë personale.
“Pas më shumë se një viti në krye të Shtëpisë së Shëndetit – Shkup,më duhet ti’u njoftoj se kam vendosur të dorëhiqem nga pozita e drejtorit organizativ në këtë institucion.
Ishte nder kur mu besua ky pozicion, ndërsa sot po me nder po e nënshkruaj dorëheqjen si aktin më të lartë moral, që e imponojnë edhe rrethanat, por njëkohësisht duke dalë faqebardhë dhe krenar për çdo sekond të kaluar në krye të kësaj përgjegjësie të besuar.
Falënderoj stafin mjekësor, qytetarët por edhe gjithë miqtë që më besuan e mbështetën gjatë kësaj periudhe”, shkroi Selimi.