Drejtori sportiv i Bajern Munihut, konfirmon dy largime të sigurta
Erik Maksim Çupo-Mouting dhe Bouna Sarr do të largohen nga Bajern Munih në fund të sezonit. Këtë lajm e ka bërë të ditur drejtori sportiv Maks Eberl.
“Ne do të donim të falënderonim Erik Maksim Çupo-Moting dhe Bouna Sarr për këto katër vite shumë të suksesshme së bashku. Të dy kontribuan që FC Bajern të bëhej kampion i Gjermanisë dhe të fitonte Kupën e Botës për Klube dhe Superkupën e Gjermanisë,” tha Eberl .
Mbrojtësi i djathtë, Sarr shkoi tek Bajerni në vitin 2020 nga Marseja por dëmtimet e kanë penguar për të pasur shumë minuta. Ndërsa sulmuesi kamerun mbërriti gjithashtu në vitin 2020, nga PSZH-ja, dhe shënoi 38 gola në 122 paraqitje.