
Drenicakët ‘shpërthejnë’ ndaj Albin Kurtit në Skenderaj, hedhin fishekzjarre në drejtim të tij
Me thirrjet e pandalura “Albin rrenci”, është pritur nga drenicakët sot në Skenderaj, kandidati për kryeministër nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje, e cila njoftoi se sot do të takojë përkrahësit e tyre në orën 17:00, në oborrin e Shtëpisë së Kulturës.
Teksa ndodhej në xhipat që po e dërgonin në vendtakimin me përkrahësit e mundshëm të tij atje, qytetarët kundërshtues të tij dolën në rrugë për t’i treguar mospërkrahjen e tyre.
Madje të njëjtit janë kapur nga kamerat duke hedhur edhe fishekzjarre në drejtim të oborrit të Shtëpisë së Kulturës kur dhe kishte zbritur Kurti, teksa s’ndaleshin edhe brohoritjet kundërshtuese, e thirrjet për UÇK-në,