Drenicaku që mbështet Kurtin ia lë emrin fëmijës Albin: Hajde naj bakshish për Albinin e vogël
Albert Shabani, qytetar nga Açareva e Skenderajt, është i njohur publikisht si përkrahës i zjarrët i Albin Kurtit, kryeministër i Kosovës.
Madje, në gusht të vitit 2023, Shabani kishte organizuar një protestë në përkrahje të Kurtit.
Duket se dashuria e Shabanit ndaj Kurtit është aq e madhe sa që ka vendosur që emrin e fëmijës t’ia lë Albin.
Në profilin e tij në Tik Tok, Shabani ka njoftuar për këtë çështje.
“Na erdhi një Albin në Drenicën legjendare. Faleminderit ZOT, hajde naj bakshish për Albinin e vogël.” – shkroi ai në Tik Tok.