
Driton Nebiu, kandidat i ‘Frontit Evropian’ në Haraçinë?
Emri i Driton Nebiut është përmendur në qarqet brenda partive të koalicionit të Frontit Evropian në kontekst të zgjedhjeve të tetorit, dku pritet të jetë kandidat i koalicionit “Fronti Evropian” në këtë komunë me shumicë shqiptare, mëson ZYRTARE.net
Nebiu, është kryetar i degës së ASH-së (Ziadin Sela) në Haraçinë dhe ka ushtruar pozitën e drejtorit për menaxhim me pronën e konfiskuar.
Megjithatë, përfshirja zyrtarizimi i emrit të tij për momentin mbetet e pakonfirmuar zyrtarisht.
Gjatë ditës së djeshme mësohet se Fronti Evropian i përbërë nga BDI dhe ASH (Ziadin Sela), ASH (Arben Taravari), kanë arritur dakordësim për të garuar në zgjedhjet lokale bashkë me çka mësohet se 3 komuna për ti caktuar emrat i janë ofruar Ziadin Selës, 4 komuna Arben Taravarit dhe 10 komuna BDI-së./ZYRTARE.net/
Marrëveshja e Frontit Evropian: BDI 10 komuna, ASH 7 komuna?