
Dua Lipa: Mezi po pres që të kthehem në vendlindje
AA
Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, njofton se është gati për festivalin Sunny Hill.
Ajo ka bërë një video në rrjete sociale, ku thotë se kanë ngelur edhe dy ditë deri në Sunny Hill.
Artistja e famshme thotë se mezi po pret që të vijë në vendin e saj, Prishtinë.
“Edhe dy ditë Sunny Hill. Mezi po pres që të kthehem në vendlindjen time, në Prishtinë. Lista e artistëve që do të performojnë është e mrekullueshme, do të jetë shumë argëtuese”, u shpreh ajo.
Autorja e “Service95:Home” tutje shtoi: “Jam shumë e emocionuar që t’iu shoh sërish”.
Ditën e djeshme (e martë) në Kosovë ka ardhur për herë të parë Bebe Rexha, e cila po ashtu do të performojë në Sunny Hill.
Festivali do të nisë nesër (25 korrik) dhe do të përfundojë të dielën (28 korrik).
Olluri falënderon qytetarët që e votuan: Do të
Kandidati për deputet në Kuvendin e Kosovës, Ardian Olluri, nëpërmjet një postimi në llogarinë e tij në Facebook ka falënderuar
Reagon Ambasada Amerikane pas mbylljes së qendrave serbe
Ambasada e SHBA’së në Kosovë ka reaguar për mbylljen e qendrave serbe për punë sociale në Kosovë. Përmes një postimi
Inter Miami e ka nisur sezonin e ri
Inter Miami e ka nisur sezonin e ri të MLS me një barazim 2-2 ndaj New York City. Protagonist ishte