Dua Lipa: Mezi po pres që të kthehem në vendlindje
AA
Këngëtarja shqiptare me renome ndërkombëtare, Dua Lipa, njofton se është gati për festivalin Sunny Hill.
Ajo ka bërë një video në rrjete sociale, ku thotë se kanë ngelur edhe dy ditë deri në Sunny Hill.
Artistja e famshme thotë se mezi po pret që të vijë në vendin e saj, Prishtinë.
“Edhe dy ditë Sunny Hill. Mezi po pres që të kthehem në vendlindjen time, në Prishtinë. Lista e artistëve që do të performojnë është e mrekullueshme, do të jetë shumë argëtuese”, u shpreh ajo.
Autorja e “Service95:Home” tutje shtoi: “Jam shumë e emocionuar që t’iu shoh sërish”.
Ditën e djeshme (e martë) në Kosovë ka ardhur për herë të parë Bebe Rexha, e cila po ashtu do të performojë në Sunny Hill.
Festivali do të nisë nesër (25 korrik) dhe do të përfundojë të dielën (28 korrik).
Uji në qytetin e Shkupit është i sigurt
NP “Ujësjellësi dhe Kanalizime” – Shkup njofton se sipas Raportit javor laboratorik uji në qytetin e Shkupit është i sigurt
Çairi me festivalin e tij, Mexhiti: Po krijojmë
Kryetari i Komunës së Çairit, Izet Mexhiti, ka njoftuar se Shkupi dhe Çairi do të pasurohen me një ngjarje të
Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për
Ministria e Industrisë, Ndërmarrësisë, Tregtisë dhe Industrisë ka publikuar çmimet e derivateve për 24 orët e ardhshme. Sipas MINT, çmimi