Dua Lipa ndan mendjen, Callum i vendos unazën në gisht
Dua Lipa dhe aktori Callum Turner raportohet të jenë fejuar, pasi ai i propozoi në mënyrë romantike gjatë pushimeve të Krishtlindjeve.
Çifti i lumtur, të cilët janë në lidhje prej më shumë se një vit, kanë vendosur të ndajnë lajmin e mirë me familjarët dhe miqtë e tyre në prag të Vitit të Ri.
Këngëtarja e njohur e hitit Levitating dhe aktori i filmit Fantastic Beasts duket se janë të dashuruar marrëzisht dhe miqtë e tyre janë jashtëzakonisht të lumtur për ta.
Dua, në një postim të fundit në Instagram, shfaqi një unazë të madhe diamanti në gishtin e fejesës, ndërsa pozonte me një aksesor festiv dhe çizme prej pellushi.
Një burim i tha gazetës The Sun: “Dua dhe Callum janë shumë të dashuruar dhe e dinë se kjo është përjetësisht. Ata janë fejuar dhe nuk mund të jenë më të lumtur.
“Dua ka pasur një vit fantastik në karrierën e saj dhe kjo fejesë është si qershia mbi tortë. Callum është një mbështetje e madhe për të dhe së bashku janë një çift i mrekullueshëm. Familjet dhe miqtë e tyre janë shumë të lumtur për ta. Ky ka qenë një Krishtlindje e paharrueshme për çiftin.”
Lajmi i fejesës vjen ndërkohë që Dua po planifikon një festë madhështore për natën e ndërrimit të viteve në Londër, pas një viti të jashtëzakonshëm për karrierën e saj, shkruan A2.
Këngëtarja do të festojë lajmin e gëzueshëm, ndërsa sapo ka përfunduar pjesën e parë të turneut të saj botëror Radical Optimism në Azi.
As Dua Lipa dhe as Callum Turner nuk kanë dhënë ende një koment zyrtar për këtë lajm.
Japonia financon projektin për pastrimin e terreneve nga
Në kuadër të grantit për sigurinë njerëzore në nivel lokal (GGP), Ambasada e Japonisë në Kosovë ka organizuar ceremoninë e
Në Skenderaj ka përfunduar ndërtimi i Stacionit modern
Skenderaj nga java e ardhshme do të bëhet me stacionin të autobusëve, i cili është ndërtuar me arkitekturë moderne. Ky
Nje bisede/kujtim me te ndjerin Ilber Ortayli ne
Shkruan: Prof. Dr. Metin Izeti Ishte një pasdite me diell të butë mbi Stamboll. Ishim ulur në një kafe të