Dua Lipa shfaq krenare unazën e saj të fejesës!
Dua Lipa ka “ndarë” një moment të veçantë me fansat e saj, duke treguar unazën e fejesës që ka marrë nga aktori Callum Turner, i cili mendohet se o propozoi për martesë gjatë festimeve të Krishtlindjeve.
Edhe pse asnjë prej tyre nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ndodhi, raportohet se Callum, 34 vjeç, i bëri propozimin Duas, 29 vjeçe, gjatë një mbrëmjeje festive, duke u ulur në gjunjë për t’i kërkuar dorën.
Dua, e cila po kalonte një ditë relaksuese me miqtë në Londër, është parë duke mbajtur me krenari unazën e saj të fejesës gjatë një seance joge. Pamja e saj tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, pasi ajo ishte veshur me një pallto të bardhë, pantallona të zeza dhe çizme UGGs, duke e ruajtur stilin e saj të thjeshtë dhe të sofistikuar.
Gjithashtu, ajo kishte flokët e kapur gërshet të lirshëm dhe mbante një pamje natyrale, pa makijazh, me syze dielli për një look freskues.
Në momentin e fotografimit, ajo ishte duke shijuar një ditë të qetë pas një periudhe të mbushur me festa dhe lumturi.
Dhjetë transferimet që u realizuan në janar të
Gjatë afatit kalimtar dimëror ka pasur shumë transferime të mëdha, por edhe befasuese sa i përket skuadrave dhe shifrave të
Ronaldo zbulon se në cilin stadium pëlqentë të
Kristiano Ronaldo është mburrur se ka qenë në gjendje të performojë në nivele të larta kur luante në stadiumin e
Milot Rashicës i mjaftojnë 6 minuta, për tu
Jo vetëm Ernest Muçi, protagonist te Beshiktashi ishte dhe shqiptari i Kosovës, Milot Rashica. Ai u hodh nga stoli në