Dua Lipa shfaq krenare unazën e saj të fejesës!
Dua Lipa ka “ndarë” një moment të veçantë me fansat e saj, duke treguar unazën e fejesës që ka marrë nga aktori Callum Turner, i cili mendohet se o propozoi për martesë gjatë festimeve të Krishtlindjeve.
Edhe pse asnjë prej tyre nuk ka bërë një njoftim zyrtar në lidhje me këtë ndodhi, raportohet se Callum, 34 vjeç, i bëri propozimin Duas, 29 vjeçe, gjatë një mbrëmjeje festive, duke u ulur në gjunjë për t’i kërkuar dorën.
Dua, e cila po kalonte një ditë relaksuese me miqtë në Londër, është parë duke mbajtur me krenari unazën e saj të fejesës gjatë një seance joge. Pamja e saj tërhoqi vëmendjen e kalimtarëve, pasi ajo ishte veshur me një pallto të bardhë, pantallona të zeza dhe çizme UGGs, duke e ruajtur stilin e saj të thjeshtë dhe të sofistikuar.
Gjithashtu, ajo kishte flokët e kapur gërshet të lirshëm dhe mbante një pamje natyrale, pa makijazh, me syze dielli për një look freskues.
Në momentin e fotografimit, ajo ishte duke shijuar një ditë të qetë pas një periudhe të mbushur me festa dhe lumturi.
Pak pas marrëveshjes VV-LDK për Presidentin, ambasadori gjerman
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ardian Gjini, ka pritur sot në një takim ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë,
Një ditë para protestës, Rama i drejtohet Qeverisë:
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka publikuar një video në Facebook një ditë para protestës së komunave para Qeverisë së
Kulla: Serbia synon përçarjen fetare të shqiptarëve, askush
Drejtori i “Global Crisis Group”, Ilir Kulla, ka deklaruar se besimi fetar dhe atdheu janë të lidhura ngushtë me njëra-tjetrën,