“Duket e trishtuar” – Fansat kritikojnë kopertinën e ‘Vogue Mexico’ të Angelina Jolie
Angelina Jolie, 49 vjeçe, është shfaqur në kopertinën e numrit të dhjetorit të ‘Vogue Mexico’, ku ndan reflektime për dhimbjen e saj personale, përfshirë ndarjen nga ish-bashkëshorti Brad Pitt.
E fotografuar nga Dan Martensen, Jolie shihet me një fustan të zi Christian Dior, me një pamje melankolike që ka ngjallur komente të përziera në internet.
ads.tetovasot.com
Disa fansa e kritikuan kopertinën, duke thënë se aktorja duket “e trishtuar” dhe “e pakëndshme.”

