Durmishi: Beni Shakiri mund të përfaqësojë kulturën shqiptare në RMV, aq sa Arsovska mund të përfaqësojë bullgarët
Besar Durmishi nga Lëvizja BESA ka reaguar ndaj kryetares së Qytetit të Shkupit, Danela Arsovska ku ajo e quajti Beni Shakirin shqiptar i ftuar në koncertin e organizuar për vitin e ri në Shkup. I cili megjithatë nuk këndoi shqip por maqedonisht.
“Beni Shakiri mund të përfaqësojë kulturën shqiptare në Maqedoni, aq sa Danella Arsovska mund të përfaqësojë bullgarët. Të paktën Danella mund ti përfaqësoj bullgarët se ka edhe nënshtetësi bullgare edhe e flet gjuhën me siguri. A, Beni se flet as gjuhën e asgjë se lidh me shqiptarët. Ky është nënçmim i madh për shqiptarët dhe për të gjith artistët shqiptarë” – shkruan Durmishi. /Zyrtare.net/