
Durmishi: Grante prej 10.000 euro për bujqit e rinj – mbështetje e fuqishme për sektorin bujqësor
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka njoftuar sot një program të ri mbështetës për bujqit e rinj në Maqedoninë e Veriut.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, ai bëri të ditur se do të ofrohen grante prej 10.000 eurosh për të rinjtë që dëshirojnë të investojnë në sektorin bujqësor.
Ky program synon të nxisë zhvillimin e bujqësisë dhe të përfshijë më shumë të rinj në këtë sektor të rëndësishëm për ekonominë e vendit.
Durmishi theksoi se mbështetja intensive për bujqësinë është një prioritet i qeverisë dhe se këto grante do të ndihmojnë në modernizimin e praktikave bujqësore dhe rritjen e prodhimit vendor. Detajet e aplikimit dhe kriteret për përfitimin e granteve pritet të publikohen së shpejti nga Ministria e Ekonomisë dhe Punës./ZYRTARE.net/