AA
Ministri dhe njëkohësisht shefi i shtabit zgjedhor të VLEN-it në Tetovë, Besar Durmishi, ka reaguar me një postim në rrjetet sociale ndaj fjalëve të kryetarit të BDI-së, Ali Ahmeti, të bëra në një tubim në Shkup.
Durmishi ka akuzuar Ahmetin dhe strukturat e tij për, siç i cilëson ai, “allashverishe me serbë” dhe përdorimin e gjuhës fyese në politikë. Në reagimin e tij, ai ka shkruar:
“Tash e disa ditë po u dalin të palarat e allashverisheve që kanë bërë me serbë këta ‘patriotët me bateria’. Dhe çfarë bëjnë në fund? Qyqarët shajnë e fyejnë. Kështu e ka fundin një politikë që pushtetin e përdori për të vrarë ushtarë, për të burgosur këdo që u dilte kundër, për të tërhequr zvarrë motrat tona.”
Durmishi gjithashtu ka përmendur raste të rënda të së kaluarës, duke theksuar emrat e Rexhail Qerimit dhe Samet Limanit, për të cilët tha se u dëmtuan nga padrejtësitë, ndërkohë që, sipas tij, figura të tilla si Boban Iliq dhe Sasho Mijallkov shëtisin të lirë.
Duke iu referuar deklaratës së Ahmetit ku u përdor termi “zagarë”, Durmishi e ka quajtur këtë qasje “turp” dhe “shenjë pafuqie politike”./Zyrtare.net/
Një lëvizje civile, e cila mbështet Palestinën dhe dënon luftën gjenocidale të Izraelit kundër Gazës, ka ndryshuar tabelat në një
Pasi prindërit e dy të miturve të përfshirë në një aksident trafiku me deputetin Sashko Jançev, u drejtuan tek kryetari
Renata Deskoska, profesoreshë e të Drejtës Kushtetuese, ish ministre e Arsimit dhe Shkencës dhe e Drejtësisë, është zgjedhur nënkryetare e