
Durmishi i VLEN-it: 3.500 të rinj do përfitojnë shtesë pas shkollës së mesme
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, nga konferenca për shtyp bëri të ditur se pjesë e Planit operativ për punësim për vitin 2025 është edhe masa për shtesën rinore, që synon punësimin e të rinjve pas shkollës së mesme në sektorin e prodhimit. Masa parashikon përfshirjen e 3.500 të rinjve deri në moshën 23 vjeç.
Durmishi theksoi se përmes kësaj mase synohet që të rinjtë të inkurajohen të hyjnë më shpejt në tregun e punës dhe të krijojnë përvojë të vlefshme në sektorë ku ka kërkesë reale. Kjo shtesë vjen si pjesë e angazhimit të Qeverisë për të zbutur papunësinë në mesin e të rinjve dhe për të përmirësuar lidhjen mes arsimit dhe tregut të punës.
“Vazhdojmë edhe me realizimin e masës për pagesën e Shtesës rinore e cila parashikon nxitjen e punësimit e 3.500 të rinjve deri në 23 vjeç pas përfundimit të arsimit të mesëm me qëllim të punësimit në veprimtaritë nga fusha e prodhimit”, deklaroi ministri Durmishi.