
Durmishi i VLEN-it: Deri në 20.000 euro për të rinjtë që hapin biznes bashkë
Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, në konferencën për shtyp bëri të ditur se në kuadër të Planit operativ për punësim për vitin 2025 parashihet edhe një masë e re që synon nxitjen e sipërmarrjes në çift, veçanërisht për të rinjtë deri në moshën 29 vjeç.
Në rast se dy persona të papunë bashkohen për të themeluar një biznes të përbashkët, ata do të mund të përfitojnë deri në 20.000 euro mjete të pakthyeshme, varësisht nga mosha dhe profili i tyre. Qëllimi i kësaj mase është të motivohet bashkëpunimi dhe ndërtimi i ideve të qëndrueshme ekonomike në partneritet.
“Risi është gjithashtu nën-masa Mbështetje për vetëpunësimin duke bashkuar përdoruesit deri në dy persona për të themelojnë biznes, çka shuma e mbështetjes financiare arrin nga 14.000 deri në 20.000 euro, me ç’rast 20.000 euro i referohen partnerëve që janë deri në 29 vjeç”, theksoi ministri Durmishi.113:06