
Durmishi: Mbi 1000 vende të reja pune nga investimi turk në vendin tonë
Sot u hodh gurthemeli i investimit të ri strategjik nga kompania turke “Shahterm”, me një vlerë prej 100 milion euro. Ky investim do të shtrihet në një sipërfaqe prej 13 mijë metrash katrorë dhe pritet të krijojë mbi 1000 vende të reja pune.
Në këtë ngjarje morën pjesë Kryeministri Hristian Mickoski, Ministri për Çështje Evropiane Orhan Murtezani dhe ministri i ekonomisë Besar Durmishi, të cilët theksuan rëndësinë e këtij investimi për zhvillimin ekonomik të vendit.
“Punojmë çdo ditë për zhvillim ekonomik, krijimin e vendeve të reja të punës dhe një ekonomi të qëndrueshme,” – deklaroi Durmishi.
Ky është një hap i rëndësishëm drejt forcimit të bashkëpunimit ekonomik mes Maqedonisë së Veriut dhe investitorëve të huaj, si dhe një nxitje konkrete për përmirësimin e tregut të punës në vend.