Duro: Nuk jemi në krizë, por kemi mungesë të fatit sportiv
Barazimi (0:0) i Struga Trim Lumit në ndeshjen kundër Sileksit në Kratovë nuk e ka kënaqur aspak trajnerin Shpëtim Duro. Përkundër dominimit total për gjatë gjithë takimit, në fund vjen barazim pa gola, i dyti në tre ndeshjet e para të stinorit pranveror…
“Kishim dominim total, mirëpo e gjithë kjo është e kot, nëse kemi parasysh se humbim shumë raste për gol, madje po humbasim edhe penalti. Po ndodh dy ndeshje rradhazi që të humbasim nga pika e bardhë” – u shpreh trajneri Shpëtim Duro, i cili thotë se pavarësisht 3 barazimeve të njëpasnjëshme në pranverë, skuadra nuk është në krizë.
“Nuk mund të them se jemi në krizë, kjo pasi skuadra po prodhon shumë raste për gol. Thjeshtë në këto ndeshje fati na e ka kthyer shpinën. Sot vetëm në 20 minutat e fundit të takimit kishim 6 raste të mira për gol. Kjo tregon se jemi mirë si skuadër, por që na mungon finalizimi” – përfundoi Duro, i cili kundër Sileksit regjistroi gjithsej ndeshjen e tij të 40-të në pankinën e skuadrës strugane.
Struga Trim Lum me Duron numëron 22 fitore, 5 barazime dhe 5 disfata në elitën e futbollit vendor.