Dy 19-vjeçarë rrëmbejnë adoleshentin, e nxjerrin live në TikTok
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur Kolsh të Lezhës, ku një adoleshent është rrëmbyer nga dy 19-vjeçarë të cilët më pas e kanë ngacmuar seksualisht dhe e kanë nxjerrë live në rrjetin social TikTok.
Policia njofton se ka qenë 17-vjeçari, ai i cili ka bërë kallëzim në Komisiariatin e Lezhës, ku ka treguar se mbrëmjen e djeshme (21.07.2022), rreth orës 22:30 është marrë në automjet pa dëshirën e tij nga dy 19-vjeçarët dhe është çuar në drejtim të fshatit Kolsh-Malsi të Lezhës.
Pasi e kanë ndaluar mjetin, të rinjtë e kanë shantazhuar 17-vjeçarin me video duke e nxjerrë “live” në “TikTok” dhe duke e detyruar të përdorë fjalë fyese në video, veprime këto të cilat janë shoqëruar me dhunë fizike ndaj 17-vjeçarit, si dhe e kanë ngacmuar seksualisht.
Për rastin, është arrestuar 19-vjeçari me iniciale A.Gj. dhe bashkëmoshatari i tij me iniciale A.Ll, të dy banues në Malsi, Njësia Administrative Kolsh, Lezhë.
Materialet procedurale në ngarkim të shtetasve të arrestuar A. Gj. dhe A. Ll. do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Juridiksionit të Përgjithshëm Lezhë, për veprime të mëtejshme për veprat penale, “Dëmtime të tjera me dashje”, “Kanosja” dhe “Ngacmimi seksual