Dy gra u përplasen fizikisht, pasi njëra e parakaloi tjetrën me veturë, në një rrugë të Anglisë
Dy grave u është thënë se janë të lira nga një gjykatës pasi ato u kapën në kamera duke u grindur pas një incidenti të vogël në një rrugë të Anglisë.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, Sarah Hammond doli nga makina e saj për t’u përballur me Anne Heritage mbi atë që ajo e konsideronte të ishte një parakalim i pasigurt në një rrugë me shpejtësi 50 km/orë në Bournemouth, Dorset më 25 mars të vitit të kaluar.
Por konflikti u përshkallëzua dhe dy femrat përfunduan duke u përleshur.
Të dyja gratë u akuzuan për sulm dhe u përballën sërish ballë për ballë në gjykatë.
Një dëshmitar kapi pamjet që tregojnë Hammond duke u mbajtur në rrugë nga një pasagjer ndërsa Heritage e goditi atë tri herë.
Heritage tha se manovra e parakalimit nuk ishte një “çështje e madhe” dhe nuk e kishte idenë pse Hammond reagoi ashtu siç bëri ajo. /Telegrafi/