Dy lojtarë kanë zbritur në fushë të sëmurë me malarje në Kupën e Afrikës
Dy lojtarë të kombëtares së Malit në futboll kanë zbritur në fushë, në ndeshjet e Kupës së Kombeve të Afrikës, pavarësisht se rezultuan pozitivë me malarie. Ky është zbulimi i trajnerit të Malit, Erik Çelle, pas eliminimit në çerekfinale kundër Bregut të Fildishtë.
Bëhet fjalë për mesfushorin e Tottenham, Yves Bisouma dhe mbrojtësin e Tulluzit, Musa Diarra.
“Ives dhe Musa vuanin nga malaria, siç tregohet edhe nga analizat e gjakut. Gjithsesi, kjo nuk është aq serioze sepse ata që kanë lindur në Afrikën Perëndimore dhe janë mësuar me këtë sëmundje. Ata mund të luajnë. Për Musa kjo ishte hera e parë që merr sëmundjen e malarjes”, tha trajneri i kombëtares afrikane.
“Ishte hera e parë që Diarra merrte sëmundjen ndaj ai filloi disa stërvitje të lehta, por u ndoq me shumë kujdes nga stafi mjekësor. Në çdo rast, nuk ka asnjë shpërthim apo rrezik tjetër për skuadrën”, përfundoi trajneri Çelle.