Dy ndeshje vendosëse për Paolo Fonseka-n në pankinën e Milanit
Sipas raportimeve në mediat në Itali, Milani do të vlerësojë pozicionin e trajnerit Paulo Fonseka pas ndeshjeve të mëdha kundër Liverpullit dhe Interit.
“Kuqezinjtë” kanë pasur një fillim katastrofik, duke arritur vetëm dy pikë nga tre ndeshje. Ata shënuan barazime 2-2 kundër Torinos dhe Lazios, ndërsa pësuan disfatë si mysafir ndaj Parmës.
Tashmë ka pasur thirrje që klubi të shkarkojë Fonseka-n, i cili u soll pasi trajnerë të ndryshëm u intervistuan për të zëvendësuar Stefano Piolin. “Sky Sport Italia” dhe “Calciomercato.com” thonë se drejtorët e Milanit kanë vendosur që ai nuk është në rrezik, por kjo mund të ndryshojë në pritje të ndeshjeve të mëdha më vonë këtë muaj.
Ato do të jenë më 17 shtator në Ligën e Kmapionëve kundër Liverpullit në “San Siro”, më pas disa ditë më vonë përballja e Serisë A me rivalët e qytetit Interin në “Derby della Madonnina”. Kjo do të thotë që Fonseka mund të rrezikojë shkarkimin vetëm gjashtë javë pas sezonit të ri.