Dy penallti të humbura, Milani lë dy pikë ndaj Bolonja-s
Pas Juventusit, ngec edhe Milani, që nuk mori më shumë se një pikë ndaj Bolonja-s në “San Siro”. Një rezultat i papritur nga publiku i “San Siros”, që pa sesi skuadra e tyre humbi dy 11-metërsha brenda kësaj sfide. Dhe sikur të mos mjaftonte ky fakt, Bolonja, që shënoi e para në këtë ndeshje me Zerkzee, barazoi pikërisht me 11-metërsh.
Pas golit që zhbllokoi takimin, Milani humbi një penallti me Zhiru, por qw shënoi me Loftus-Çikun. Dështoi sërish me Hernandez nga pika e bardhë dhe realizoi të dytin po me Loftus-Çik, para se akordohej penalltia në favor të Bolonja-s, e shndërruar në gol në shtesë nga Orsolini.
Milani në njëfarë mënyre i mohon vetes mundësinë për t’u faktorizuar edhe më shumë në garën për titullin kampion.