Dy të arrestuar në Austri, njëri nga Maqedonia – dyshohen për planifikim të sulmit në koncertet e Taylor Swift
AA
Dy persona janë arrestuar në Austri pasi pretendohet se kanë planifikuar sulm në koncertin e Taylor Swift, sipas gazetës austriake “Kronen Zeitung” dhe zyrtarëve austriakë.
Një nga të arrestuarit është një 19-vjeçar austriak “me prejardhje nga Maqedonia e Veriut” që “ka jetuar me familjen e tij në Ternitz”, sipas “Kronen Zeitung”. Ai u arrestua “nën dyshimin e fortë për terrorizëm”, shkroi gazeta austriake, transmeton Klankosova.tv.
Në platformën X, bordi vjenez i turizmit njoftoi se biletat për tre koncertet e Swiftit në stadiumin Ernst-Happel për të enjten, premten dhe të shtunën janë shitur në tërësi.
Franz Ruf, drejtor i sigurisë publike në ministrinë e brendshme të Austrisë, tha se autoritetet ishin të vetëdijshme për “veprime përgatitore” për një sulm të mundshëm “dhe po ashtu se kishte në fokus …koncertet e Taylor Swift në Vjenë” nga 19-vjeçari, tha agjencia austriake e lajmeve “Austria Press Agency”.
Ruf tha se 19-vjeçari është qytetar austriak i cili ishte betuar për besnikëri ndaj grupit të Shtetit Islamik dhe besohet se është radikalizuar në internet. Ruf tha se substancat kimike janë siguruar dhe janë duke u vlerësuar. Ai nuk dha më shumë detaje.
Arrestimi tjetër ndodhi në Vjenë, sipas raportimit të gazetës.
Zyrtarët e qytetit të Vjenës nuk kanë reaguar ende.
Masat e sigurisë për koncertet do të shtohen. Ruf tha se blerësit e biletave duhet të përgatiten për kohë më të gjatë derisa hyjnë në koncert.
Dogana e Kosovës zbulon mall të padeklaruar në
Gjatë kontrolleve rutinore të udhëtarëve në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës, zyrtarët doganorë kanë identifikuar mall të padeklaruar në bagazhin e
Dosja e Prokurorisë: “PO Petrol Fariz” i Fariz
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 20 tetor 2026 ngriti aktakuzë ndaj të akuzuarve Faruk Mazrek, Fariz Mazrek,
Trepça jep tender gjashtëshifror për makineritë nëntoktësore
Ndërmarrja publike “Trepça” SH.A. ka dhënë kontratë në vlerë prej 138 mijë e 200 euro për furnizimin me motorë dhe