Dy të miturit e goditën me veturë dhe më pas e rrahën për vdekje 18 vjeçarin, dalin pamjet shokuese
Në varrezat e qytetit në Podujevë i është dhënë lamtumira e fundit Lulzim Fejzullahut, 18 vjeçarit që vdiq pas plagëve të marra nga rrahja që kishte ndodhur një javë më parë.
Veç familjarëve e të afërme në ceremoninë e varrimit morën pjesë edhe qytetarë të shumtë të asaj ane.
18 vjeçari ka ndërruar dje pasi u rrah për vdekje nga dy të mitur në Podujevë.
Ai gjashtë ditë më parë u godit me veturë nga dy të mitur të cilët më pas e rrahën për vdekje me shufra metalike.
Gazeta Sinjali mëson se dy të dyshuarit që e rrahën brutalisht 18 vjeçarin janë të miturit: E.K., 16 vjeç dhe A.A., 17 vjeç.
Për rastin ka folur edhe Prokuroria Themelore në Prishtinë.
“…lidhur me rastin e dt. 15 janar 2024, në Podujevë, ku pas një përleshje fizike, dy të dyshuar (të mitur) e kanë goditur me një shkop viktimën (tashmë të ndjerin, 18 vjeç), duke i shkaktuar lëndime trupore, ku si pasojë e këtyre lëndimeve të marra, viktima është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor”, njofton Themelorja, shkruan Gazeta Sinjali.
Prokuroria Themelore në Prishtinë po ashtu zbulon se po atë ditë me urdhër të Prokurorit të Shtetit, dy të miturit janë ndaluar për shkak të veprës penale “Vrasje në tetnativë” (tashmë vrasje).
“Brenda afatit ligjor, pranë gjykatës kompetente, prokurori ka kërkuar masën e paraburgimit për të dyshuarit, e cila është aprovuar dhe të dyshuarit aktualisht ndodhen nën masën e paraburgimit”.
Indeksonline ka siguruar pamjet, në momentin kur vetura goditi Fejzullahun dhe u rrahë për vdekje me shufra metalike nga dy persona.