
Dy tërmete dridhën Maqedoninë e Veriut brenda dy minutave
Dy tërmete janë regjistruar sot në zonën Dellçevë-Berovë, 125 kilometra në juglindje të Shkupit.
Tërmeti i parë ka ndodhur në orën 18:28 dhe ka një magnitudë Rihter prej 3.6, transmeton Lideri.mk ndërsa i dyti në orën 18:30 ka një magnitudë lokale të Rihterit 2.9.
Sipas të dhënave të deritanishme që disponon observatori, tërmeti i parë është ndier nga popullata në qytetet Berovë, Dellçevë dhe rrethinë, transmeton Lideri.mk, me intensitet III-IV gradë sipas shkallës makrosizmike evropiane, ndërsa i dyti. ishte III gradë sipas të njëjtës shkallë./Lideri