AA
Gjykata Themelore Penale në Shkup sot shpalli aktgjykim me të cilin Sulejman Lamallari dënohet me dy vjet burg për “dhunë të rëndë” ndaj kryetares së Shkupit, Danela Arsovska. Siç konfirmuan nga gjykata, në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha që i pandehuri e ka kaluar në paraburgim.
Rasti ka të bëjë me incidentin e 11 korrikut 2025, kur Arsovska ishte në terren me persona zyrtarë të autorizuar pas një kallëzimi për ndërtim pa leje. Sipas aktakuzës, Lamallari kishte mbërritur me trotinet elektrik dhe kishte sulmuar fizikisht e verbalish kryetaren, duke i shkaktuar lëndime trupore dhe duke i bërë kërcënime serioze.
Gjatë procesit gjyqësor, i pandehuri pohoi se nuk ishte sulmuesi, por viktimë e ngjarjes, dhe se ishte sulmuar nga Arsovska. Ai deklaroi se vetëm ishte përpjekur t’ia largonte telefonin për të penguar incizimin e paautorizuar dhe se ishte goditur me shkelm nga e dëmtuara.
Në dëshminë e saj, kryetarja e Shkupit, Danella Arsovska, e përshkroi ngjarjen si “agresive dhe të rrezikshme”, ku ajo ishte ndjerë “e kërcënuar, e pasigurt dhe e frikësuar”. Sipas saj, sulmi kishte zgjatur mbi 40 minuta dhe ndërhyrja e policisë kishte qenë e domosdoshme. Seancën gjyqësore e udhëhoqi gjyqtarja Biljana Kocevska, ndërsa përfaqësues i akuzës ishte prokurori Aleksandar Davçevski.
Sot, kryetari i Komunës së Studenicanit, Ejup Abazi, mirëpriti në një vizitë zyrtare Ambasadorin e Republikës së Turqisë, Fatih Ulusoy.
Kryetari i Lëvizjes Demokratike (LD), Izet Mexhiti, së bashku me strukturat partiake, ka vendosur që subjekti politik që ai drejton
Prokuroria Themelore Publike e Shkupit njoftoi se Gjykata Penale në Shkup i ka caktuar paraburgim 48-orësh Stojançe Jovanovskit, pas tragjedisë