
Dyshohet për kalim ilegal të kufirit dhe peshkim të paligjshëm, shtetasi shqiptar arrestohet në ujërat e Liqenit të Ohrit
Nga Ministria e Punëve të Brendshme njoftojnë se në orët e para të ditës së sotme, respektivisht rreth orës 04:35, në ujërat e Liqenit të Ohrit është privuar nga liria shtetasin shqiptar K.S. (47), përcjell TV21. Sipas njoftimit të Policisë, i njëjti është arrestuar për shkak të dyshimeve për kryerjen e veprave penale “Kalimi i paligjshëm i kufirit shtetëror” dhe “Peshkim i paligjshëm”. Nga MPB shtojnë se gjykatësi i procedurës paraprake nga Gjykata Themelore e Ohrit, të njëjtit i ka caktuar masën e paraburgimit.
“Gjatë kryerjes së aktiviteteve patrulluese dhe kontrolluese në Liqenin e Ohrit, zyrtarët policorë e kanë kapur K.S. në mjetin e tij lundrues në ujërat territoriale të Maqedonisë, mbi vendbanimin “Lagadin”, duke kryer peshkim të paligjshëm me ndihmën e “blinkerëve”. Pas kontrollit të kryer, janë gjetur 22 topa me gjithsej 110 blice dhe pajisje të tjera për peshkim, të cilat, së bashku me mjetin lundrues, janë konfiskuar. Pas dokumentimit të plotë të rastit, ndaj tij do të ngriten kallëzimet përkatëse”, thonë nga MPB.