Dyshohet për ngacmim seksual, Policia kërkon ndihmë për identifikimin e këtij personi në Prizren
Policia e Kosovës ka kërkuar ndihmën e qytetarëve për identifikimin e një personi që dyshohet për veprën penale ‘Ngacmim seksual’, raporton Gazeta Sinjali.
Përmes një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetin social Facebook, Policia njofton se ngjarja ka ndodhur më 29 nëntor në ‘Rrugën e Shkronjave’.
“Vepra penale ka ndodhur me datën 29.11.2023 rreth orës 00:00 në “Rrugën e Shkronjave”, saktësisht në ashensorin e ndërtesave “Fat grup” në Prizren.
Nga video regjistrimet nga kamerat e sigurisë është siguruar fotografi të dyshuarit , mirëpo deri tani nuk është rezultuar në identifikim i tij”, thuhet në njoftim.
Të gjithë qytetarët që mund të kenë çfarëdo informacioni për identitetin apo vendndodhjen e tij, të raportojnë në Policinë në Prizren në nr.192 , apo në cilin do stacion të Policisë në Kosovë.