
Dyshohet se merrte informacione dhe raportonte tek BIA, gjykata në Prishtinë merr vendim për të dyshuarën për spiunazh

Gjykata Themelore e Prishtinës ka miratuar kërkesën e Prokurorisë Speciale për caktimin e masës së paraburgimit prej një muaji të dyshuarës për spiunazh, Jelena Gjukanoviq.
Këtë e ka bërë të ditur zëdhënësja e Gjykatës Themelore të Prishtinës, Mirlinda Gashi. Vendimi është marrë pas seancës dëgjimore të së dielës.
LEXO EDHE:
Prokuroria Speciale njoftoi për arrestimin e Gjukanoviqit në regjionin e Mitrovicës, të dyshuarën për spiunazh.
Në bazë të raportimeve në media, Gjukanoviq ishte punonjëse e misionit të OSBE-së në Kosovë. Ajo dyshohet se mblidhte informacione dhe i ofronte ato tek Shërbimi i Inteligjencës së Serbisë, të njohur si BIA. /Insajderi.org/