
E ardhmja e Calhanoglu, mesfushori turk ndan mendjen
AA
Nuk ka më dilema. Hakan Calhanoglu do të qëndrojë te Interi. Mesfushori ka konfirmuar lajmin, në një intervistë të dhënë së fundmi.
“Unë jam një lojtar i Interit dhe dua të qëndroj kështu.Nuk ishin pushime të lehta, kishte shumë thashetheme. Por preferova të mos thoja asgjë në këto javë sepse po prisja të flisja për kthimin tim dhe doja që tifozët ta dëgjonin të vërtetën nga goja ime. Gjithmonë kam mbetur në kontakt me klubin, i përfundova të gjitha përgatitjet e mia gjatë pushimeve dhe po kthehem në gjendjen më të mirë të mundshme.
“Folëm me Lautaron dhe u sqaruam. Jemi profesionistë, njerëz të pjekur. Pas finales së Ligës së Kampionëve, ishim të gjithë plot të ngarkuar, por tani jemi më të relaksuar dhe shikojmë përpara. Ai është me pushime tani, por kur të kthehet do ta përqafoj”, tha Calhanoglu.