E ardhmja e opozitës përballë një holograme!
Nga Ylli Pata
Ekrani dhe dritarja e rrugës së shpresës është bërë një vend interesant për gazetarë, turistë, apo edhe vëzhgues e eksploratorë. Prej një viti tashmë lakohet në të gjitha rasat ajo rrugë, si dhe nuancat metaforike që vijnë si groteske nga përkthimi i gjuhëve të fqinjëve, si greqishtja për shembull.
Megjithatë pamja më e rëndësishme tashmë është tutja e kolonelëve të PD-së përballë hologramës në zoom ku doktori flet live. Është një hologramë më shumë politike dhe psikologjike sesa një strategji komunikimi.
Do të ishte krejt normale, që kreu i ndodhur në një mungesë të aksesit fizik të flasë nga shpia. Gjë që sot është edhe një trend botëror. Ku edhe në korporatat më të mëdha botërore shumica e punonjësve nuk punojnë në headquarter por onlinë.
Por ajo që jepet në videot e lidhjeve direkte të doktorit, nuk kemi një diskutim, por vetëm komunikim direkt nga lart të liderit, që sot si hologramë ka një fuqi edhe më të fortë sesa si një komunikim në një mbledhje ku do të jetë fizikisht prezent.
Pikërisht kjo është metafora politike e “bashkëjetesës në diversitetit” është teatri absurd i një opozite e cila të gjjitë axhendën e saj e ka të varur ndaj një holograme, e cila ësht realisht e tillë, por që nga pushteti i saj e quajnë lider. Por që nuk ka asnjë lidership që motivon apo diskuton idetë politike, vetëm shpërndan me zoom një supë të përditshme që në fakt është kthyer në parodi politike.
E cila në variacionet e temës një ditë sulmon televizionet apo mediat, një ditë i lavdëron, më pas krijon një diversion, kurse personazhet që e quajnë veten kryesi të PD-së thjeshtë mbajnë qafën të ngritur ndaj hologramës, e të gjithë vuajnë nga dhumbja e shkaktuar mba mpirja që vjen nga mbajtja e kokës ngritur për 2 orë qe flet doktori. Po si ka mundësi që e quajnë deputetë këta personazhe që në realitet, janë thjeshtë figurantë që të tregojnë se dëgjojnë me kuriozitet një hologramë. Një mbledhje normale ndoshta nuk mund të ketë të gjithë diskutimet e palëvë, por vetëm fjalimin e liderit, e këtë e bëjnë thuajse të gjithë. Por në fund, ka një ide apo vendim përveç atij shikimi ndaj hologramës së zoom, e cila nuk është as ironi as civizëm por synim politik për të treguar diktatin online. Diktat që është realisht metafora politike e një holograme ku nuk ka as ide as diskutim, por thjesht një program të regjistruar sin ë kohën e komunizmit program i RTSH.