
“E bënë Kosovën copë-copë”, Kurti me gjuhë të ashpër kundër opozitës
“Me qeverinë tonë, përfundon epoka e institucioneve ilegale në serbi të Kosovës”. Kështu u shpreh kryeministri i Kosovës, Albin Kurti gjatë një tubimi në Llabjan të Artanës. Sipas tij, të tjerët që udhëhoqën para tij, e bënë Kosovën copë-copë.
“Ata të tjerët e patën bërë Kosovë, si buxhet, si territor, e si institucione, copë-copë. Po ata edhe vetë janë copë-copë. Po mos u merrni me ta fare. Pra përfundimisht në qeverisjen tonë ka marrë fund ajo teza që është e mundshme, edhe pazari me struktura të Serbisë edhe puna për Republikën e Kosovës. Nuk është e mundshme edhe pazari me struktura të Serbisë edhe angazhimi për shtetin e pavarur. Këto dy gjëra e përjashtojnë njëri-tjetrën. Kur angazhohesh për shtetin e pavarur i lufton strukturat e Serbisë. Populli ynë e ka një shprehje shumë të mirë: Ai që mund të ndodhet me i majtë dy kunguj nën një sqetull, e ka edhe një kungull të tretë mbi qafë”, tha Kurti.