E dashura e Liam Payne, thotë se kishin plane të martoheshin vitin e ardhshëm
AA
E dashura e Liam Payne ka thënë se ajo dhe artisti tashmë i ndjerë planifikonin të martoheshin vitin e ardhshëm.
Deklarata e saj, vjen një javë pas vdekjes së ish-yllit të One Direction.
Payne vdiq në Buenos Aires të Argjentinës, pasi ra nga ballkoni i katit të tretë në hotelin Casa Sur.
Kate Cassidy, e cila kishte qenë në Argjentinë me 31-vjeçarin, deri dy ditë para vdekjes së tij, bëri një postim së fundmi në Instagram.
“Disa javë më parë, ne u ulëm jashtë në një mbrëmje të bukur duke manifestuar jetën tonë së bashku”, tha ajo.
“Unë e mbaj shënimin tënd afër, edhe pse më ke thënë të mos e lexoj. Aty shkruante ‘unë dhe Kate do të martohemi brenda një viti”, shkroi e dashura e artistit të ndjerë.
“Liam, e di që do të jemi bashkë përgjithmonë, por jo ashtu siç e kishim planifikuar. Ti do të jesh gjithmonë me mua. Kam fituar një engjëll mbrojtës”, deklaroi Kate.
Në postimin ku ka shpërndarë foto të saj dhe këngëtarit, influencerja amerikane e rrjeteve sociale ka shtuar: “Zemra ime është copëtuar në mënyra që nuk mund t’i përshkruaj me fjalë.
“Do të doja të shihje ndikimin e madh që ke pasur në botë, edhe pse është kaq e errët tani”.
Ndalohet profesoresha e Universitetit të Shtipit, i kërkoi
MPB Maqedoni njofton se dje (29.06.2026), në orën 11:45, në Shtip, nëpunësit policorë të SPB Shtip e privuan nga liria
Kuvendi miratoi ndryshimet ligjore: Qytetarët do të mund
Kuvendi i Maqedonisë së Veriut ka miratuar ndryshimet dhe plotësimet e Ligjit për marrjen dhe transplantimin e pjesëve të trupit
Ndalohet një person nga Shkupi, kërkohej me urdhër
MPB njofton se më 29.06.2026, në orën 20:00, në fsh. Vizbeg, rrethina e Shkupit, nëpunësit policorë të Njësitit të Policisë