E dashura e tij dhe ligji arab, Jhon Duran kërkon të jetoj jashtë Arabisë
Futbollisti Jhon Duran u transferua te Al Nassr nga Aston Villa për një shifër rekord prej 77 milionë euro. 21-vjeçari nga Kolumbia ka paraqitur një kërkesë interesante te drejtuesit e klubit nga Arabia Saudite.
Ai ka kërkuar që të jetoj jashtë Arabisë, pra në shtetin e Bahrainit. Këtë vendim lojtari e ka marrë për shkak të dashurës së tij. Ai dëshiron të jetoj me të dhe në Arabi kjo nuk lejohet derisa ata të martohen.
Kështu, Duran pritet që të udhëtoj me aeroplan çdo ditë deri në 500 kilometra nga shteti i Bahrainit në Arabi. Kujtojmë që lojtari nga Kolumbia ka debutuar menjëherë me fanellën e Al Nassr në ndeshjen e Ligës së Kampionëve në Azi./Indeksonline/