E dhimbshme: Ky është 37-vjeçari që u gjet i vdekur në një mal në Ferizaj, dyshohet se është vrarë
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në Ferizaj, ku në malet e fshatit Manastirc është gjetur trupi i pa jetë i një personi që ishte raportuar i zhdukur, i cili dyshohet se është vrarë nga një person tjetër, raporton Gazeta Sinjali.
Viktima e këtij rasti është 37-vjeçari, Bekim Shabani, i cili ishte raportuar i zhdukur që nga data 22 janar.
Fotografia e tij ishte publikuar në faqen zyrtare të Policisë në Facebook, ku ishte kërkuar ndihma e qytetarëve për gjetjen e tij.
Ndërkaq, Prokuroria Themelore e Ferizajt, sot ka njoftuar se në lidhje më këtë rast është arrestuar një person, i cili dyshohet për vrasjen e viktimës.