E dhimbshme sa s’ka më, gruaja e futbollistit Shillova ishte arsimtare e matematikës
Kaltrina Fazliu-Shillova e ka humbur sot betejën me një sëmundje të rëndë. Gruja e futbollistit të mirënjohur, Alban Shillovës ka humbur jetën mëngjesin e sotëm.
Kaltrina ishte arsimtare e matematikës në Fushë Kosovës.
“Me dhimbje të thellë, ju njoftojmë se pas një sëmundjeje të rëndë, humbi jetën mesimdhënësja jonë e nderuar e matematikës, Kaltrina Fazliu. Kaltrina ka qenë një pjesë e familjes sonë shkollore për disa vite, duke shërbyer me devotshmëri dhe pasion për arsimimin dhe zhvillimin e nxënësve tanë. Kontributi i saj në shkollën tonë ka qenë i çmuar dhe do të kujtohet gjithmonë. Ne shprehim ngushëllime të thella familjes së Kaltrinës, duke shprehur solidaritetin tonë më të thellë në këtë moment të vështirë. Gjithashtu, ofrojmë mbështetjen tonë të plotë për nxënësit, kolegët dhe miqtë që janë prekur nga kjo humbje” thuhet në mesazhin ngushëllues të drejtorisë për Arsim në Fushë Kosovë./Indeksonline/