E dhimbshme: Tre vjeçari nga Rahoveci vdes pasi dërgohet në gjendje të rëndë në spital
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të dielën në mbrëmje në Spitalin Rajonal në Gjakovë, ku një fëmijë humbi jetën. Lidhur me rastin tashmë është njoftuar edhe Policia e Kosovës
Siç merr vesh Sinjali, familja e vogëlushit nga Rahoveci e dërguan fëmijën në gjendje të rëndë shëndetësore në spital.
Fatkeqësisht, 3-vjeçari nuk arriti të mbijetojë përkundër intervenimeve të mjekëve dhe ndërroi jetë.
Vdekjen e tij e ka konstatuar ekipi mjekësor në spital, teksa edhe Policia është vënë në dijeni.
Akoma nuk dihet nëse është iniciuar hetim dhe cilat janë detajet tjera të këtij rasti të trishtë.