
E dyshuara për spiunazh, del para gjykatës

E dyshuara për spiunazh Jelena Gjukanoviq është sjellë në Departamentin Special të Gjykatës Themelore në Prishtinë. Ndaj saj pritet caktimi i masës së sigurisë.
E dyshuara u arrestua me 28 shkurt, në rajonin e Mitrovicës për dyshimin për spiunazh, dhe e njëjta u ndalua për 48 orë nga prokuroria.
Prokuroria ka theksuar se arrestimi është bërë pas hetimeve disamujore.