E ka fituar Big Brother për shkak të lidhjeve familjare që ka me Sarën dhe Lorin, reagon Egla Ceno
AA
Kanë kaluar më shumë se dy muaj që nga mbarimi i Big Brother VIP Albania 3.
Sivjet fituese u shpall aktorja Egla Ceno, në vend të dytë u rendit Julian Deda, kurse të tretin e rrëmbeu Romeo Veshaj.
Edhe pse ka kaluar një kohë e gjatë, fitorja e Eglës është duke u diskutuar akoma në rrjete sociale.
Duket se një pjesë nuk janë pajtuar akoma me këtë dhe po vazhdojnë të bëjnë aludime të ndryshme.
Ish-konkurrentja i është përgjigjur sërish zërave se e ka fituar edicionin e tretë për shkak të lidhjes familjare që ka me drejtuesit e Top Channel.
“Vendosa të them të vërtetën edhe pse dhemb, e vërteta dhemb. Të them të vërtetën pse si tek e fitova unë Bigun”, u shpreh ajo.
Ceno tutje tha: “Sepse ka pasur disa komente tuaja që kanë zbuluar të vërtetën kështu që nuk do të fshihem më dhe po e konfirmoj. Unë e fitova Bigun sepse Ledion Liço, prezantuesi është djali i burrit të tezes xhaxhait të hallës së tezes së babait nga ana e nënës, kurse Lori me Sarën që janë shumë të rëndësishme janë gocat e xhaxhait të tezës së nënës. Kështu që nuk kishte se si mos ta fitoja unë Bigun”.
Behtel dhe Enka konfirmon se Qeveria nuk i
Projekti vazhdon të përparojë mirë dhe konfirmojmë se të gjitha faturat deri tani janë paguar plotësisht nga Qeveria, thuhet në
VLEN bëhet një: Krerët e koalicionit takojnë Albin
Pas vizitës në Prekaz dhe qëndrimit në konakun e familjes Jashari, krerët e koalicionit VLEN kanë zhvilluar një takim në
Krerët e VLEN-it bëjnë homazhe në Prekaz: Adem
Krerët e koalicionit VLEN kanë qëndruar sot në Prekaz, ku bënë homazhe në Kompleksin Memorial të familjes Jashari, në nderim