E kërkojnë edhe “blutë” e Çellsit, ndërsa Leverkuzeni i cakton çmimin e dëmshpërblimit
“Fantazisti” i krahut të djathtë të fushës, Xheremi Frimpong është duke shkëlqyer, tek “Aspirinat” e Bajer Leverkuzenit, duke ngjallur kështu interesin e disa “gjigantëve” të futbollit evropian, si “Galaktikët” e Real Madridit, “Djajtë e Kuq, të Man. Junajtedit e së fundmi edhe “Blutë” e Çellsit.
Bordi i “londinezëve” po kërkojnë të lëvizin shpejtë në këtë operacion, pasi kërkojnë të firmosin me lojtarin që në fillimet e merkatos së verës, por përveç konkurrencës me dy klubet e tjera, Çellsi ka hasur edhe në vendimin e lojtarit, me vetë “tulipanin”, i cili pas fitimit të titullit kampion, me “Aspirinat”, nuk dëshiron të lëvizë nga “Bay Arena”, megjithatë një ofertë tunduese, mund të ndyrshojë gjithçka.
Për kartonin e tij, Leverkusen mendohet se kërkon minimalisht 70 milionë euro, me “pistonin” 23-vjeçar, të krahut të djathtë të fushës, i cili këtë sezon ka qenë një pikë kyçe në formacionin e teknikut, Çabi Alonso, me Frimpong, që ka zbritur në fushë plot 40 herë, ku ka arritur të gjejë plot 13 herë rrugën e rrjetës, si dhe ka asistuar shokët e tij të skuadrës, në 11 raste.