E konfirmon edhe Klaudio Lotito: Igor Tudor në stolin e Lacios
Gjatë një tubimi të mbajtur nga Xhuxhlielmo Stendardo në zyrën e avokatisë, presidenti i Lazios, Klaudio Lotito, ka bërë të ditur trajnerin e ardhshëm të skuadrës së tij. Ai konfirmoi se trajner i ekipit lacian do të jetë kroatit Igor Tudor.
“Ai është një person që është në gjendje të ngrejë grupin me përvojë dhe karakter. Lamtumira e Sarrit ishte si një rrufe në qiell të hapur. Ai më tha se kishte ndjenjën se ishte tradhtuar, por se nga kush duhet ta pyesni”, tha Lotito.
Së fundmi, Tudor ka udhëhequr Marsejën, derisa më parë ka drejtuar edhe Veronën, Udinezen, Gallatasarain dhe Hajdukun e Splitit. Pas 28 xhirove të zhvilluara në Serie A, Lacio është në vendin e nëntë me 40 pikë.